9nëntor 2015 – Në Norvegji bëhet jeta më e mirë. Ky shtet, i ndjekur nga Zvicra e Danimarka, nuk e lëshon renditjen si vendi i parë në botë. Aty kushdo mund të ketë një jetë të lumtur dhe të shëndetëshme.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar, shumë e pëlqyer nga shqiptarët, nuk hyri as në top dhjetëshe. Kështu të paktën u tha nga Instituti Legatum në Londër , i cili publikoi indeksin vjetor.  Ky institut llogariti të gjitha variablat duke përfshirë GDP (prodhimin e brendshëm bruto) për çdo banor, kohën e punësimin, etj. transmeton Klan Kosova. 10 vendet e para dolën pas një analize të 142 shteteve në botë. Ndërsa Britania e Madhe, Franca, Hong Kongu, etj. vazhdojnë shumë më poshtë.

Ja lista me shtetet më të mira

1.Norvegjia

2.Zvicra

3.Danimarka

4.Zelanda e Re

5.Suedia

6.Kanadaja

7.Australia

8.Holanda

9.Finlanda

10.Irlanda

/portali DurresLajm/