9nëntor 2015 – E ka pasur ëndërr dhe po e bën realitet. Një i ri nga Fieri i është përkushtuar punës prej disa muajsh, për t’u bërë pronar i një makine Ferrari. Në pamundësi për ta blerë një makinë të tillë të shtrenjtë, por dhe i shtyrë nga ambicia, ai do ta ketë së shpejti mjetin luksoz.

Këtë po e arrin duke shndërruar makinën e vjetër “Hyundai” nga Koreja e Jugut në një makinë luksi italiane, siç është Ferrari. “Jeta osh Qejf” publikon këtë foto që tregon punën e kryer deri tani. Së shpejti mjeti i ri do të jetë në qarkullim. Të presim rezultatin…

/portali DurresLajm/