9 nëntor 2015 – Një pensionist britanik duhej të trajtohej për dhimbjet e zemrës pasi ai mori dy tableta viagra për një natë pasioni me një grua pothuajse 50 vjet më të re se ai.
Ray Boddington, 74 vjeç, kishte takuar një vajzë 27-vjeçare në një pub të zonës ku jetonte, dhe mendonte se do të kalonte një natë pasioni me të. Por jo gjithçka do t’i shkonte sipas planit.
Pas dy tabletave Viagra, efekti te pensionisti ishte i frikshëm. Ai po udhëtonte me autobus, në momentin kur u shfaqën simptomat e para. Babai i gjashtë fëmijëve është asistuar menjëherë nga një mjek, i cili tha se presioni i tij i gjakut kishte kapur nivelet maksimale.
Testet e kryera treguan se i moshuari e kishte presionin e gjakut në nivelet 157/88, ndërkohë që norma është 140/90. Zemra e tij punonte me një shpejtësi prej 102 rrahjesh për minutë, mbi normën prej 60-100.
Pasi gjendja e tij u stabilizua, Ray u kthye në shtëpi. 74-vjeçari nga Salford, Mançester është një ish-konkurrent i spektaklit “X Factor” në Britaninë e Madhe.
/S.L. portali DurresLajm/