8 nëntor 2015 – Një rast i rrallë vjen nga India. Një 21-vjeçare ka kaluar të gjithë jetën e saj pa fytyrë, pasi doktorët u dorëzuan se mund ta rregullonin. Khadija Khatoon nuk e di nëse ka sy apo hundë, ndërsa goja e saj është vetëm një e çarë e vogël në anën e majtë të fytyrës.
Khadija mendohet të ketë neurofibromatosis, një çrregullim në sistemin nervor, që e ka lënë me disa deformime në fytyrë. Por pavarësisht deformimeve, ajo këmbëngul se është e lumtur.
“Kështu jam bërë dhe e pranoj me kënaqësi. Unë bëj çfarë mundem. Nëse kështu ‘është shkruar’ që të jem, atëherë do të jetoj me këtë problem”, ka thënë ajo.
21-vjeçarja ka lindur në Kalkutë, në familjen e dy prindërve myslimanë të varfër. Babai i saj, Rashid Mulla 60 vjeç dhe mamaja Amina Bibi 50 vjeçe, e kuptuan se kishte diçka që nuk shkonte kur vajza nuk i kishte hapur ende sytë në moshën 2-muajshe.
Doktorët e mbajtën 6 muaj në spital dhe i bënë një sërë analizash, derisa thanë se nuk mund të bënin më asgjë. Gjendja e vajzës së tyre u përkeqësua me kalimin e viteve dhe lëkura e tepërt nisi të rritet jashtë kontrollit.
Khadija nuk ka qenë asnjëherë në shkollë dhe nuk ka miq, megjithëse këmbëngul se është shumë e lumtur nën shoqërinë e prindërve dhe familjes.
/S.L. portali DurresLajm/