8 nëntor 2015 – Duket si i moshuar, por në fakt Nihal Bitla është një djalë 14 vjeç. Lëkura e tij është e rrudhosur, është tullac, peshon vetëm 12.6 kg dhe është 1.20 metra i gjatë.
Djali që jeton në periferi të Mumbait të Indisë, është i prekur nga një sindromë e quajtur Hutchinson-Gilford (Progeria), një sëmundje e rrallë që shkakton plakje të parakohshme ndonëse nuk prek trurin.
Për shkak të kësaj sëmundjejeje, Nihal plaket 8 herë më shpejt se njerëzit normalë. Prindërit e tij kuptuan që diçka nuk shkonte mirë me djalin që kur ai kishte mbushur 18 muajsh dhe pas 5 vitesh gjendet edhe diagnoza. Edhe pse mendja e tij është e njëjtë me atë të një 14-vjeçari, trupi vijon të plaket gjatë viteve.
Kush është prekur nga progeria, me vështirësi e kalon moshën 20 vjeç. Megjithatë, Nihal ka nisur që të marrë një lloj medikamenti eksperimental, që sipas mjekëve mund ta ngadalësojë procesin e plakjes.
/portali DurresLajm/