6 nëntor 2015– Pamje sa të mrekullueshme aq të tmerrshme janë këto që u krijuan gjatë një stuhie në Sidnej të Australisë.
Në anën tjetër të globit është stinë e ngrohtë dhe plazhet kanë qenë të mbushura me pushues. Papritur qielli u nxi dhe retë dukeshin si dallgë gjigante që mund të të përpinin.
“Po të ecje në drejtim të plazhit dukej si një dallgë e madhe që po e sillte oqeani, e që do të na mbyste të gjithëve,” thotë një pushuese për CNN.
Dita e djeshme në Australi u pasua me bubullima e me shira të mëdhenj.
/portali DurresLajm/





