6 nëntor 2015 – Data shënon 6 nëntor e jemi në muajin e fundit të vjeshtës, dhe të bësh plazh gjatë këtyre ditëve mund të duket e pamundur. Por, kjo vazhdon të ndodhë në bregdetin e Durrësit.
Pushuesit vjeshtakë nuk mund të rrinë pa shijuar rrezet e ngrohta të diellit dhe disa “guximtarë” nuk kanë ngurruar të provojnë dhe ujin e detit.
Këtë e tregojnë këto foto të kapura gjatë paradites së sotme në plazhin e Durrësit, i cili vijon të frekuentohet nga pushuesit.
Pritet që edhe gjatë fundjavës temperaturat të jenë të larta dhe sigurisht numri i pushuesve në plazh të jetë akoma më i madh.
/portali DurresLajm/