6 nëntor 2015 – Skuadrën e Dinamo Zagreb në stadiumin e Olympiakosit e ka pritur një atmosferë e zjarrtë e krijuar nga tifozët vendas, të ndihmuar edhe nga huliganët serbë “Delije”, me të cilët janë të vëllazëruar, shkruajnë mediat kroate.

Kur lojtarët e Dinamos kanë dalë në nxemje, në stadiumin Karaiskakis i ka pritur kënga: “Vrite kroatin, që shqiptari mos të ketë vëlla”.

Drejtuesit e Dinamos janë ankuar te delegati i ndeshjes, duke kërkuar që të hiqen transparentet me simbole çetnike dhe të ndalen fyerjet ndaj tyre.

/portali DurresLajm/