6 nëntor 2015 – Tiparet e disa VIP-ave shqiptarë sikur “rimishërohen” te një tjetër dhe po të shohësh me vëmendje, ka shumë vajza të famshme që ngjajnë si të ishin motra (ose sikur kanë shkuar me foton e njëra-tjetrës tek i njëjti grimier).

“Anabel.al” sjell një galeri me ngjashmëritë më të mëdha mes personazheve publikë.

Disa duken sikur të kenë dalë nga e njëjta vezë, të tjerë nuk është se kanë tipare të njëjta, por kanë një hije dhe sa herë sheh njërën, të kujtohet tjetra.

Ka edhe nga ato që ngjajnë vetëm në momente të caktuara dhe në foto të caktuara (faji i grimierit pra!). /Anabel.al/