5 nëntor 2015 – Gjyqtarët vazhdimisht janë objekt i sharjeve dhe fyerjeve në futboll. Por në kampionatin e ligës së pestë në Zvicër ka ndodhur e kundërta. Në ndeshjen ndërmjet dy ekipeve amatore të Luzernit, gjyqtari shqiptar, Pjeter Ujka, ishte pjesë e një konflikti me një futbollist, shkruan Blick.ch. Gjyqtari shqiptar ka treguar se si ndodhi e gjitha duke thënë se është sharë nga nëna në gjuhën shqipe gjë të cilën nuk ka mundur ta duronte.
Nga ana tjetër skuadra e ka thënë se gjyqtari kishte tentuar të godiste lojtarin e tyre, ndërkohë që sipas tyre situata i doli nga duart. Ujka vazhdon të arbitrojë, ndërkohë që klubi do të përjashtojë futbollistin nëse vërehet se ka qenë ai që ka ofenduar gjyqtarin në procesin gjyqësor që do të marrin pjesë të gjithë dëshmitarët.
/portali DurresLajm/