4 nëntor 2015 – Përpara 43 vitesh, një burrë tentoi të vrasë veten, por bukuria e një femre që kaloi rrugës bëri që ai të ndryshojë vendim.

Gruaja, të cilës nuk ia di as emrin, nuk e di që ka shpëtuar një jetë, por pavarësisht kësaj, veterani i luftës së Vietnamit i ka shkruar një letër, duke e falënderuar publikisht. Përpara se të vdesë, i moshuari i shkruar një letër në “Craiglist”, portalin amerikan të njoftimeve, në kategorinë “Lidhje të humbura”. Aty flitet për historinë e një veterani të Vietnamit, i cili endej në shi ditën e fundit të vitit 1972.

Ishe strehuar poshtë ballkonit të Old State House. Kishe veshur një fustan ngjyrë jeshil. Flokët i kishte gështenjë e të gjatë deri te shpatullat. Nuk kisha parë kurrë një gjë kaq të bukur. Pa e ditur ti, që ndoshta nuk e kishe idenë që ekzistoja, më dhe një arsye që të mos e vras veten. Në një distancë prej 43 vitesh, ndjej nevojën që të të falënderoj. Sot mund të them se kam bërë një jetë të mirë. Kam dashur një grua të zonjën. Jam bërë një burrë për së mbari. Më ngrite moralin atë pasdite me shi dhe ti nuk mund ta imagjinosh se sa mirënjohës të jam”, shkruhet në letër. /Shqip

/portali DurresLajm/