2 nëntor 2015 – Është publikuar video e përplasjes së Lorik Canës me tifozin që e sulmoi me fjalë atë, pas ndeshjes Nantes – Marseille. Cana u përshëndet me ‘ultrasit’ e Marseilles, ndërsa ky veprim nuk i pëlqeu aspak një tifozi i cili e ofendoi mbrojtësin shqiptar.

Pas kësaj Cana u nis në drejtim të tifozit për t’u sqaruar me të, ndërsa u desh intervenimi i sigurimit për ta evituar një përplasje të mundshme, pasi Cana nuk ndalej as nga bashkëlojtarët e tij. 

Sipas mediave franceze, ky hidhërim i tifozit është për shkak se dikur Lorik Cana ka qenë një ndër lojtarët më të pëlqyer te Marseille dhe adhurohej nga tifozët, që këta të fundit e kanë marrë si ofendim kalimin te Nantes.

/portali DurresLajm/