30tetor 2015 – Shoferi i një makine përplas për vdekje një 13-vjeçare. Robert Arapi, 38 vjeç nga Tirana, ishte në timonin e makinës “Volkswagen” që po drejtonte në superstradën Laç-Lezhë, kur tek kryqëzimi i Gjormit Kurbin, përplasi kalimtaren, banore e fshatit Gjorm. Ndonëse vajza u transportua me urgjencë në spitalin ushtarak, ajo ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
/portali DurresLajm/