30tetor 2015 – Ngarkesa në linjat e urbanëve të Tiranës ka sjell shpesh herë probleme mes qytetarëve apo edhe mes tyre dhe drejtuesve të urbanëve.
Një rast i tillë është shënuar dje në autobusin e linjës “Tirana e Re”, ku dy vajza janë zënë me njëra-tjetrën se kush do të ulej në sedilje, shkruan balkanweb. Sipas policisë së kryeqytetit, ka qenë 22-vjeçarja me iniciale G.F. që ka nisur e para sherrin. Në debat e sipër, ajo ka qëlluar me shpulla e grushte 20-vjeçaren T.D., e cila menjëherë ka bërë edhe denoncimin në polici. Aktualisht, 22-vjeçarja është duke u proceduar në gjendje të lirë.
/portali DurresLajm/