30tetor 2015 – Një masiv dheu zuri përfund 45-vjeçarin gjatë punimeve për të hapur një kanal për ujin e nevojshëm për një central elektrik. Ngjarja ndodhi në fshatin Borje të Kukës dhe viktima është Lulzim Sadiku. Vendi ku ndodhi fatkeqësia ishte i rrëshqitshëm, si pasojë e punimeve që kishin kryer më parë me ekskavator. Policia po kryen punimet për të gjetur nëse janë shkelur apo jo rregullat e sigurisë në punë.

/portali DurresLajm/