30 tetor 2015 – Krijohet libri i parë pornografik për të verbrit. Libri me gunga është fryt i punës së artistes suedeze Nina Linde, dhe përmban një shumëllojshmëri të takimeve seksuale, të përshkruar në detaje sipas tileve të "50 Hijeve", me germa të ngritura.

Artistja 33-vjeçare gjithashtu zgjodhi të përfshijë fotografitë e akteve homoseksuale dhe lezbike si dhe të takimeve heteroseksuale në libër.

“Libri ka të bëjë me stimulimin seksual, dhe nuk mendoj që “pornografia” është fjala e duhur. Stimulimi seksual është për këdo”, tha Nina Linde.

Libri i titulluar “Të verbër me raste” u publikua fillimisht në vitin 2010 dhe nuk ka qenë gjerësisht në shitje, por kohët e fundit ka bërë bujë pasi një kopje iu dorëzua Bibliotekës Kombëtare të Suedisë, shkruan "Daily Mail".

/S.L. portali DurresLajm/