30 tetor 2015 – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Kuman të Roskovecit në Fier. Një 47-vjeçar me inicialet A.SH, ka denoncuar dy herë vëllanë e tij më të vogël 43-vjeçar se vjedh energjinë.

Policia thotë se ai ka telefonuar në dy data të ndryshme për të deklaruar se vëllai vjedh energjinë. Por në të dyja rastet, policia ka bërë verifikimet dhe ka zbuluar se nuk ka asnjë problem, vëllai i vogël ishte në rregull.

Pas hetimit, policia ka zbuluar se vëllai i madh i kishte bërë këto denoncime pasi kishte inat me vëllanë e vogël për shkak të një konflikti pronësie. Megjithatë ai tani po procedohet penalisht për njoftim të rremë në organet e rendit.

/portali DurresLajm/