30 tetor 2015 – 13 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar sot në qytetin e Fierit dhe 3 persona kanë rënë në pranga si posedues të saj, mes tyre babë e bir.
Policia njofton se nga operacioni antidrogë i koduar “Komar” u arrestuan Shezair Sinanaj 55 vjeç, Dorian Sinanaj 27 vjeç (babë e bir, banues në Patos) dhe Fuat Bakia 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenës, i cili është kushëriri i tyre.
Sipas policisë, Shezair Sinanaj është ish-oficer policie.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe një presë me vakum si dhe një peshore elektronike.
/portali DurresLajm/