29 tetor 2015 – Janë tmerruar disa turistë britanikë, pasi një pjesëtar i hotelit ku ata po qëndronin në Turqi, u bëri një rreng rtë frikshëm. Ai u vesh si një xhihadist i ISIS-it dhe madje bëri sikur kishte një armë. Sapo panë njeriun e maskuar, turistët u shtangën.
Punonjësi thërriste në arabisht dhe më pas iu afrua një vajze 6-vjeçare, e cila po luante. Në ato momente ai bëri sikur po nxjerr një armë. Sapo pushuesit e panë punëtorin, u larguan me vrap duke bërtitur që të shpëtonin.
“Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u frikësuam për më të keqen”, tha Jade Daines, një nga pushuesit e hotelit. Më tej ai shton se kishte parë pjesëtarët e tjerë të stafit që filluan të qeshnin.
Kjo ngjarje ndodhi disa muaj pas masakrës në një plazh të Tunizisë, ku një xhihadist vrau 38 turistë të pafajshëm.
/S.L. portali DurresLajm/