27 tetor 2015 – Pasi ai është i fiksuar pas atleteve, bashkëshortja i ka vënë një kusht: “Ose mua, ose Adidas”. Jason Oxlee nuk e kontrollon dot veten, duke patur një dobësi ndaj atleteve, për të cilat shpenzon pothuajse 100 paund në muaj.
44-vjeçari ka 150 palë këpucë, nga të cilat 50 palë i ka futur poshtë krevatit, 80 i ka fshehur në papafingo, dhe 20 të tjera i ka fshehur qosheve të shtëpisë.
Por tashmë gruaja e tij e duruar prej tetë vitesh, Faye, 36 vjeç, i ka kërkuar t’i japë fund këtij fiksimi, ose ajo do ta braktisë. “Gjithmonë e kam ditur që ai i pëlqen këto atletet sportive, dhe prej vitesh kam parë që ka blerë koleksion pas koleksioni, por tashmë nuk ka më vend për to. Madje, ai mban edhe kutitë. Nuk vazhdohet kështu”, ka thënë e shoqja.
Por 44-vjeçari nuk e di nëse mund t’i përmbahet manisë. Madje ai u ka kërkuar dy fëmijëve të tij të ndajnë të njëjtën dhomë, në mënyrë që atletet të kenë hapësirën e tyre.
Fiksimi i Jason ka nisur që në moshën 14-vjeçare. “Fiksimi për këtë lloj atletesh nisi në vitet ’80, dhe bëhej fjalë për modën dhe muzikën që dëgjohej në atë kohë”, thotë ai.
/portali DurresLajm/