13 tetor 2015 – Një djalosh 14-vjeçar ka rrëshqitur teksa po ngjitej në “Piramidën” e Tiranës, dhe pasi ka rënë në pjesën me xham, përfundoi brenda ambienteve të godinës. Por fati ishte nga ana e djalit, pasi shpëtoi mrekullisht.

Ngjarja u shënua paraditen e sotme në kryeqytet, kur 14-vjeçari ishte duke luajtur së bashku me disa shokë te “Piramida”. Ai u nxor nga forcat e zjarrfikëses dhe të policisë.

Siç shihet dhe nga fotot e realizuara nga "Ora News", djali ecte vetë në këmbë në gjendje të mirë dhe është transportuar në spital për një kontroll të specializuar.

/portali DurresLajm/