12tetor 2015 – Një qendër tregtare shërbente për trafikantët e drogës për shkëmbimin e saj. Sot në mbrëmje, në njërën prej tyre, Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg heroinë, duke arrestuar 4 persona. Mësohet se 3 persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare konfirmojnë se forcat e policisë ndërhynë gjatë kohës kur po bëhej shkëmbimi i drogës. Aktualisht, policia është vënë në ndjekje të tre personave të tjerë që mundën t’i shpëtojnë këtij operacioni. Dyshohet se në këtë rrjet trafiku të jenë përfshirë edhe të tjerë persona, veç atyre që policia i është vënë në ndjekje si pjesë e grupit që po shkëmbenin drogën në parkingun e qendrës tregtar. Pritet që nga policia të bëhen publikë emrat e tyre.

/portali DurresLajm/