11tetor 2015 – Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmë në Itali pasi iu gjetën në makinë disa gram hashash.

Ai udhëtonte me makinën e tij BMË dhe u ndalua nga policia gjatë një kontrolli rutinë, kur iu gjet lënda narkotike. Shqiptari Altin Muka u ndalua në autostradën 274 pranë provincës Galipoli, dhe iu sekuestrua gjithashtu edhe një shumë parash prej 800 Euro, shkruan syri.net.

Muka u arrestua menjëherë dhe akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

/portali DurresLajm/