8tetor 2015 – Një makinë që po udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës u përmbys sot pasdreke në Maminas, në afërsi të kthesës për në Gjirin e Lalzit. Këto fotografi të fiksuara nga Lapsi tregojnë se mjeti tip “Ford” ka pasur të lidhur në pjesën e pasme një flamur. Nuk dihet nëse destinacioni i udhëtarëve ishte në drejtim të Elbasanit për të parë ndeshjen. Por mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

/portali DurresLajm/