7tetor 2015 – Dyshimet se burri e tradhtonte, një grua në Arabinë Saudite i ka provuar me fakte. Ajo ka vendosur një kamera përgjimi në shtëpi kur nuk ndodhej vetë dhe ka konfirmuar se i shoqi e tradhtonte, me shërbyesen.
Gruaja e ka postuar në rrjetet sociale videon, me mbishkrimin: “Minimumi i ndëshkimit që vjen nga kjo video është ta poshtëroj burrin në publik”. Por ajo rrezikon burgun deri në 1 vit, pasi në Arabinë Saudite përgjimi konsiderohet vepër penale.
/portali DurresLajm/