6 tetor 2015 – Vijon kthimi i azilantëve shqiptarë nga Gjermania. Ambasada gjermane njoftoi se gjatë kësaj jave do të riatdhesohen 395 persona.

Sot vjen grupi i parë prej 75 personash, që do të pasohet me grupe të tjera në datat 7-8-9 tetor.

Pas sirianëve shqiptarët janë të dytët që po emigrojnë më shumë në Gjermani, duke kaluar edhe serbët edhe kosovarët me kërkesat për strehim dhe punësim. Në 7 muajt e parë të vitit, në Gjermani emigruan mbi 55 mijë sirianë dhe mbi 38 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Më pas vijnë 33 mijë shqiptarë nga Kosova dhe 20 mijë serbë, 10 mijë nga Mqaqedonia dhe 5 mijë nga Bosnja.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani u rrit gjatë gushtit deri në 8300 vetë, gati njëlloj sa sirianët ose 4 herë më shumë se serbët, ndërkohë që emigrimi i Kosovës dhe Maqedonisë shënoi ulje të lehtë.

Datat e fluturimeve:

Në datën 6 tetor, ora 14:35 – rreth 75 persona

Në datën 7 tetor, ora 14:10 – rreth 140 persona

Në datën 8 tetor, ora 13:45 – rreth 80 persona

Në datën 9 tetor, ora 13:40 – rreth 100 persona

/portali DurresLajm/