6 tetor 2015 – Katër persona ranë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 35 kg kanabis sativa.

Operacioni për arrestimin e tyre i koduar me emrin “Stafeta”, u finalizua me sukses në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme antikanabis nga ana e specialistëve të Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.

Të arrestuarit janë:

• Sajmir Koçi, 26 vjeç, banues në Durrës;

• Arben Ziri, 38 vjeç, banues në Krujë;

• Blerim Çela, 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

• Altin Çangu, 37 vjeç, banues në Krujë.

Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles” në Fushë-Krujë, Blerim Çela së bashku me Sajmir Koçin po udhëtonin me një mjet tip Renault Clio me targë TR 1658 H, brenda të cilit ndodhej sasia prej 35 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Çela në bashkëpunim me Koçin po e transportonin së bashku drogën, por ata u zbuluan gjatë një kontrolli të policisë.

Po ashtu, ky mjet shoqërohej dhe nga mjeti tjetër tip Peugeot me targë italiane DJ 786 WA ku udhëtonin dy të ndaluarit e tjerë, Arben Ziri dhe Altin Çangu.

Të dyja automjetet së bashku me sasinë e drogës u sekuestruan, ndërsa 4 personave iu vunë prangat. Ata akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/S.L. portali DurresLajm/