5tetor 2015 – Një histori tragjike shfaqi sot Fiks Fare. Në emision u soll historia e një pacienteje, e cila pasi u sorollat gjatë fundjavës për mungesë mjekësh, u sorollat dhe orët e fundit të jetës në pavijonet e QSUT-së. Xhako Kapaj, i biri i pacientes, u ankua ne Fiks Fare se kishte dërguar disa javë më pare nënën në spital dhe mjekët e reanimacionit të spitalit “Nënë Tereza” e kishin nxjerrë prej andej, me pretendimin se nuk kishte mjekë të premten, të shtunën dhe të dielën.
Pas nxjerrjes nga urgjenca, pacientja kishte rënë në gjendje kome. Pasi eshte përkeqësuar gjendja shëndetësore, te ndodhur përballë kësaj situate, familjaret e saj kane kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”, për ta dërguar sërish nënen në spital për t’i dhëne ndihmën mjeksore, pasi nëna e tyre po luftonte me vdekjen.
Vetëm kur mbërriti të hënën në urgjencën e QSUT-së, mjekët u thanë familjarëve se ajo nuk duhej të nxirrej nga spitali, por të mbahej në reanimacion. Ndërkohë që një mjek i reanimacionit u kishte thënë ta çonin në shtëpi së në fundjavë nuk kishte mjekë. Në momentet e fundit të jetës, mjeku i urgjencës kërkon me ngulm që të vijnë mjekët nga reanimacioni, pasi pacientja është shumë rëndë. Ata arrijnë vetëm pas 40 minutash, ndërsa mjekja reanimatore konfirmon se të moshuarës i mbeten vetëm 2 orë jetë. Pas shtrimit në reanimacion, pacientja ndërroi jetë.
/portali DurresLajm/





