5 tetor 2015 – Të shumta kanë qenë denoncimet për përmbajtjen e teksteve shkollore me të cilët mësojnë fëmijët në Shqipëri. Vetë prindërit të cilët bëhen “mësuesit në shtëpi” të fëmijëve të tyre, kanë denoncuar gafa pafund në tekstet shkollore.
Rasti i fundit është bërë publik në rrjetin social “Nisma Thurje”. Sipas personit që ka publikuar këtë tekst, bëhet fjalë për abetaren e klasës së parë ku në të gjenden fjalët “kafkë”, “i menderosur” dhe “këlysh bushtre”.

/portali DurresLajm/





