4tetor 2015 – Një pemë në zonën e ish-kinema “14 Nëntori” në Durrës rrezikoi jetën e kalimtarëve dhe udhëtarëve me makina sot në mbrëmjë.

Pema shumëvjeçare u rrëzua papritur duke shkaktuar dëme të shumta materiale, pasi dëmtoi disa makina, të parkuara dhe të tjera që në ato momente po lëviznin në këtë aks, i cili lidh lulishten “1 Maji” me rrugën “Skënderbej”.

Dëshmitarët e skenës janë alarmuar, duke pasur frikë se mund të kishte të lënduar në njerëz, por për fat rreziku u shmang në kohë. Ditën e sotme, në Durrës ka pasur shi gjatë paradites, çka mendohet të ketë provokuar rrëzimin e pemës së vjetër. Në vend ka shkuar dhe policia rrugore, pasi i gjithë aksi është bllokuar deri në normalizimin e situatës.

/portali DurresLajm/