4tetor 2015 – Mes dhimbjes që e ka mbërthyer prej mbrëmjes së djeshme, kur vëllai i tij u vra në krye të detyrës, Luigj Gjeta thotë se Simoni ka shërbyer me profesionalizëm në policinë e shtetit për 15 vite me radhë. Në një intervistë në “News24”, vëllai i komandantit të FNSH-së rrëfen se Simon Gjeta ishte njeri që merrte përsipër riskun dhe ruante shokët nga rreziku. Sipas Luigj Gjetës, kurajoja e tij u vërtetua edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kur ai u vra në përpjekje për të arrestuar 56-vjeçarin Ruzhdi Aishta. Luigj Gjeta falendron policinë për reagimin e shpejtë.

“Simoni ra në krye të detyrës duke shërbyer, ai e vlerësonte uniformën e policisë. Simoni ishte njeriu që merrte përsipër riskun. U thirrje kriminelëve të mos ngrenë dorë mbi policinë. Falenderoj shtetin për reagimin e shpejtë, që drejtësia u vendos.”- deklaroi Luigj Gjeta.

E kuptoj dhimbjen e madhe që ju ka pushtuar kur mësuat mbi humbjen e vëllait…

Ishte një goditje e rëndë, fatkeqësi për familjen tonë, por këto shërbime ndodhin dhe të tilla ngjarje.

Cfarë mund të përmnendim nga Simoni?

Simoni si vëllai im, të cilit nuk duhet t’ia rris vlerat, ka qenë i sinqertë, i për     gatitur ushtarakisht me dy akademi, njeri i sakrificës, për të mos lejuar shokët, ai e tregoi veten, doli vetë në ballë. Prej 15 vitesh shërbente. Ka punuar në ministrinë e Mbrojtjes si oficer, në ministrinë e Brendshme ku ka punuar në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

Cili është mesazhi juaj, për kriminelët por dhe për shtetin?

Unë ju bëj thirrje të gjithë elementëve kriminelë keqbërës të respektojnë armën e policisë, sepse ata janë në krye të detyrës. Falënderoj shtetin për respektin në nder të vëllait tim. Homazhet nesër tek pallati i brigadave

Kush ishte komandanti Gjeta

Simon Gjeta, komandanti i FNSHsë Shkodër Ai ishte 49 vjeç, i datëlindjes 1966 dhe i pamartuar. Gjeta ishte me origjinë nga Rrësheni, ndërsa prej pak vitesh jetonte në Tiranë. Gjeta kishte mbaruar Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, por më pas kishte kaluar në forcat e Policisë.

Para emërimit në krye të FNSH­së mësohet se 49vjeçari ka qenë larguar nga radhët e uniformave blu, për t’u angazhuar sërish vitet e fundit.

Në ngjarjen e djeshme, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit, banesë njëkatëshe me katër dhoma dhe ta zinte në befasi 56 vjeçarin, por ky i fundit ishte i armatosur me një kallashnikov dhe hapi zjarr me breshëri ndaj tij. Pritet që hetimet të nisin dhe mbi mënyrën e organizimit të aksionit që solli ekzekutimin e efektivit të Policisë. Ai rezulton se nuk ishte i pajisur me mjete mbrojtëse përballë autorit që do të kapej, për të cilin kishin të dhëna se ishte i armatosur dhe sapo kishte plagosur një djalë të ri. /balkanweb/