2tetor 2015 – Japonezët janë gjithmonë perfekt. Të paktën kështu njihen në të gjithë botën. Por, mes 150 nxënësve të një shkolle në këtë shtet, një pakujdesi bëri që të shembet piramida e krijuar prej tyre.

Njëri prej djemve ka humbur ekuilibrin, duke bërë që të prishet e tërë piramida njerëzore. Ata që ishin poshtë kanë pësuar dëmtime, duke u transportuar për në spital.

/portali DurresLajm/