30 shtator 2015 – Reagon Dritan Prifti pas publikimit të fotove intime të tij, në të cilat shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një nga ish-vartëset e tij.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Energjetikës thotë se ka qenë gjithnjë në dijeni të faktit se Ilir Meta i përgjonte jetën e tij private. Me këtë video intime, prej se cilës sot u publikuan dy foto në internet, Prifti thotë se kanë 5 vjet që e shantazhojnë dhe pavarësisht kërcënimeve, ai nuk është tërhequr nga denoncimet e tij publike kundrejt Ilir Metës. Madje thotë se edhe tani nuk do të tërhiqet nga asnjë akuzë.
“Sapo të hapen hetimet do dëshmoj të gjitha ato që une di në lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro të përvetësuara në mënyrë të jashtëligjshme nga njerëzit e Metës. Do dorëzoj çdo gjë që posedoj për të zbardhur këtë të vërtetë.”
Në reagimin e Priftit, thuhet gjithashtu se për videon intime në fjalë ka qenë në dijeni dhe bashkëshortja së bashku me familjen e tij prej 5 vitesh.
“Gruas time, nënpunësit e Metës ja kanë sjellë në shtëpi këto për t’i parë, që para 5 vjetësh. Sot jemi të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.”
Në fund, Dritan Prifti thotë se diçka duhet pasur parasysh: Ai është gjithmonë një hap para, dhe asgjë nuk e bën pa e menduar. Nesër do të jetë sërish radha e tij, dhe do të dalë me prova të reja inkriminuese duke nisur nga deputeti i LSI-së, Agron Çela.
Reagimi i plotë i Dritan Priftit:
E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj.
Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter.
Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit. Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro.
Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat. Nuk do terhiqem nga asnje akuze. Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes. Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete.
Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje. Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh. Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre. Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte.
Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim.
Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend.
Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Celes, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza.
/S.L. portali DurresLajm/





