30 shtator 2015 – Një avokat britanik ka përjetuar udhëtimin më të keq me avion, pasi u pickua nga një merimangë helmuese.

Për këtë ai ka paditur linjën ajrore, që sipas tij duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin që iu shkaktua, pasi ai në fakt për pak rrezikoi të humbte jetën.

Jonathon Hogg, 40 vjeç, tha se ndjeu një “dhimbje të mprehtë të vogël”, teksa po udhëtonte me avionin e linjës Qatar Airëwys për në Afrikën e Jugut.

Ai gati e humbi këmbën e tij dhe qëndroi rreth një muaj në një spital në Afrikën e Jugut, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjekët i thanë se mund të kishte vdekur nga pickimi i merimangës mishngrënëse kafe. Britanikja "The Telegraph" shkruan se kjo lloj merimange është nga më të rrezikshmet.

KUJDES: Pamje shqetësuese!

/S.L. portali DurresLajm/