30 shtator 2015 – Turistët që mbërritën sot paradite me kroçerën “Braemar” në portin e Durrësit kanë qenë shumë të interesuar për të parë nga afër nëndetësen turke, e cila po viziton vendin tonë.
Pasi janë njohur me orarin e vizitave në mjetin lundrues nënujor, turistët e moshave të ndryshme kanë qëndruar në radhë, në pritje për të vizituar nëndetësen që ndodhej shumë pranë kroçerës.
Nën kujdesin e ushtarakëve nga Turqia dhe të ndarë në grupe të vogla, turistët kanë vizituar më pas mjediset e nëndetëses.
Kroçera “Braemar” me 822 turistë në bord, kryesisht britanikë, do të niset për lundrim sot rreth orës 16:30.
/portali DurresLajm/





