30 shtator 2015 – Prej kohësh qarkullonin informacione për një video komprometuese të Dritan Priftit. Thuhet se videoja është gjetur në laptopin e ish-ministrit të Ekonomisë, dhe është sekuestruar nga Prokuroria pas përballjes gjtqësore mes Priftit dhe Ilir Metës.

Por sot, dy foto të shkëputura nga kjo video janë publikuar në mediat online, në të cilat tregohet ish-ministri i Ekonomisë nën shoqërinë intime të një vajze, që thuhet se ka qenë vartësja e tij në Ministri.

Lapsi.al shkruan se publikimi i këtyre fotove tregon që tashmë LSI nuk ka asgjë për të humbur në betejën kundër ish-ministrit të saj që fillimisht e goditi Ilir Metën duke e detyruar të jepte dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Po ashtu, i njëjti portal ka mësuar se mediat pranë LSI-së do të publikojnë disa foto e video të tjera kompromentuese për Dritan Prifitin, i cili këto ditë është shfaqur shumë i ashpër ndaj Ilir Metës dhe disa njerëzve pranë tij.

/S.L. portali DurresLajm/