27shtator 2015 – Qyteti i Durrësit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve njofton qytetarët se, nesër, më datë 28 shtator, nga ora 08:00 e deri në 16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit.
Shkak për këtë ndërprerje janë punimet që do të kryejë OST në linjën e tensionit 110 kilovolt, linjë e cila furnizon me energji elektrike edhe stacionin e pompimit në Fushë Kuqe.
/portali DurresLajm/





