25shtator 2015 – U desh përplasja me armë që gjykata t’i heqë të drejtën e lagunës familjes së deputetit Armando Prenga. Ky i fundit ndodhet i arrestuar për plagosje dhe kanosje dhe vendimi i sotëm është një tjetër rëndim për të.
Gjykata Administrative pranoi sot kërkesën e Shoqërisë Cali.sh.p.k, për çështjen e Lagunës së Patokut, që pas tenderit të bërë nga Ministria e Bujqësisë i kaloi në administrim vëllait të deputetit socialist Armand Prenga. Sipas argumentimit të gjykatës, “kriteret e përcaktuara për zhvillimin e tenderit për administrimi e lagunës, i plotësonte me mirë forma e përfaqësuar nga shoqëria Cali”.
Sipas Gjykates Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë parasysh dokumentet e Cali sh.p.k dhe nuk ka zbatuar korrekt ligjin gjatë tenderit.
Familja Cali denoncoi pas përplasjes me armë të ndodhur pak ditë më parë se, pasi fitoi tenderin nga Ministria e Bujqësisë për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut, familja Prenga ka tentuar t’ia shesë licencën kundrejt 500 mijë eurove, peshkatarëve të familjes Cali, që deri në mars të 2015 e kishin ata në shfrytëzim.
Kete e ka bere me dije Gjon Cali, administratori dhe përfaqësuesi i peshkatarëve që për 10 vite kishin licencën e shfrytëzimit të Lagunën së Patokut, të dhënë nga ish-ministri i Bujqësisë Agron Duka në vitin 2004.
/portali DurresLajm/





