25 shtator 2015 – Rreth 40 turistë italianë në Durrës kanë shfaqur shqetësime shëndetësore që dyshohet për ndonjë helmim.

Shtetasit italianë kanë mbërritur me të vjella dhe diarre në një hotel të qytetit rreth orës 13:00. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, 5 ambulanca të spitalit të Durrësit shkuan në ndihmë të tyre.

Sipas “BalkanWeb”, turistët sapo kishin ardhur në Durrës nga qyteti i Sarandës dhe dyshohet se janë helmuar në qytetin jugor, pasi ata vetë thanë se simptomat e para të helmimit i patën që në Sarandë.

Aktualisht ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha të spitalit të Durrësit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

/portali DurresLajm/