25 shtator 2015 – Një ditë pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për një hetim ndërkombëtar me ndihmën edhe të SHBA-së për çështjen “CEZ”, vjen një përgjigje nga ana e Ambasadës Amerikane.

I pyetur nga Top Channel nëse SHBA-ja do ta ofrojë këtë ndihmë, zëdhënësi i ambasadës Ryan Roberts, thotë që kjo çështje i takon Shqipërisë dhe prokurorët shqiptarë duhet ta zgjidhin vetë.

“Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, është shprehur Roberts. 

Pavarësisht përgjigjes refezuese, zëdhënësi thekson faktin se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nëpërmjet zyrës së OPDAT-it, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit.

/S.L. portali DurresLajm/