25 shtator 2015 – Vera dhe rakia e këtij viti do të jenë më të mira falë vapës që shoqëroi stinën e verës. Tashmë sezoni i vjeljes së rrushit në zonën e Durrësit thuajse ka përfunduar dhe specialistët janë optimistë për cilësinë e verës dhe të rakisë.

Sipas tyre, sasia e sheqerit në prodhimin e vreshtave gjatë këtij sezoni ka qenë shumë më e lartë, për shkak të temperaturave të larta të ajrit për më shumë se 45 ditë radhazi. Stina e verës së këtij viti është konsideruar si një nga më të nxehtat e 100 viteve të fundit.

Në rrethin e Durrësit kultivohen rreth 3300 ha me vreshta.  

/portali DurresLajm/