23shtator 2015 – Policia e Lezhës arrestoi edhe dy persona të përfshirë në përplasjen me armë dje në Mamurras, ku mbeti i vrarë Naim Tafa, 35 vjeç. Përveç autorit të krimit, Enrik (Elton) Mamli, 28 vjeç, u vu në pranga edhe kushëriri i tij, Dorjan Mamli, 31 vjeç, dhe Taulant Bebri, (Arjan Tafa), 26 vjeç. Në kërkim janë: Tom Mamli, 33 vjeç, Paulind (Roland) Mamli si dhe Gentjan Murat Elezi (Tafa), 30 vjeç.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi:

Më datë 23.09.2015,rreth orës 11.30, shtetasit Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik(Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta shtetasin Dorjan Mamli, pasi ky kishte ndërhyrë për te negociuar konfliktin që kishte shtetasi Enrik Mamli me shtetasin Edmond HasanTafa, djalin e xhaxhait te Naim Tafes.

Në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin Range Rover me targa AA 481 JT janë goditur duke u përplasur nga mjeti Benz me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin shtetasit Gentjan Elezi, Taulant Bebri(Arjan Tafa) dhe Naim Tafa.

Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Naim Idriz Tafa,35 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin, dhe janë plagosur shtetasit:

1.Altin Llesh Çoku,30 vjeç,banues në Kurbin.

2.Idriz Elez Tafa,59 vjeç,banues në Mamurras.

3.Taulant Sami Bebri(Arjan Tafa),26 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.

4.Besim Sali Xhetani, 68 vjeç, banues në Mamurras, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Theksojmë faktin se shtetasit Idriz  Elez Tafa, Besim Sali Xhetani dhe Altin  Llesh Çoku  kanë që kalimtarë të rastësishëm dhe nuk kanë lidhje me ngjarje.

I demtuar fizikisht ka mbetur edhe Dorjan Ndue Mamli,31 vjeç,banues në Zhejë, Kurbin, por jo me arme zjarri por si shkak i konfliktit me kushërinjtë e tij.

/portali DurresLajm/