24 shtator 2015 – Pas videos së postuar nga faqja “Jeta Osh Qef” që tregonte policin rrugor me sy të “mprehtë”, i cili tentoi të gjobiste një qytetar për tejkalim shpejtësie, vjen dhe një reagim i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke e konsideruar një sjellje të papranueshme për Policinë e Shtetit, Tahiri u bën thirrje shoferëve që të pajisin makinën me një kamera të thjeshtë që kushton më pak se 30 euro, në mënyrë që të denoncojnë rastet abuzive të uniformave blu.

Reagimi i Tahirit në Facebook: 

“Kjo eshte sjellje e papranueshme per Policine e Shtetit qe duam te ndertojme. Falenderoj qytetarin dhe portalin per publikimin e videos duke inkurajuar me shume qytetare te bejne te njejten gje. (ne shume vende eshte kthyer tashme ne praktike pajisja e makines me nje kamera te thjeshte qe kushton me pak se 30 euro).

Kjo eshte forca jone! Te behemi bashke me qytetaret per te mos pranuar modelin e abuzimit.

Sa me shume denoncime te tilla, aq me e lehte per te shmangur abuzimin.

Ndaj po reformojme Policine, ndaj kemi ngritur Akademine e Sigurise si institucion i arsimit te larte, ndaj po investojme per kamerat e trupit per cdo punonjes policie, por mbi te gjitha, ndaj kerkojme kontributin e cdo qytetari.

Keshtu behemi bashke per ‪#‎policineqeduam.”

/portali DurresLajm/