23 shtator 2015 – Pas lajmit se ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka ftuar në një takim të përbashkët ambasadorët e Palestinës dhe Izraelit, vjen një tjetër gafë e tij.

Sipas ambasadorit të Palestinës në Tiranë, Yasser Al-Najjar, ministri i Jashtëm ka ftuar në një takim të gjithë ambasadorët e vendeve arabe për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan 'Panorama'.

Por në vend që të ftonte edhe Palestinën, që është anëtare e Ligës Arabe, Bushati e ka përjashtuar nga takimi ambasadorin palestinez dhe në vend të tij ka ftuar ambasadorin izraelit.

Izraeli nuk është pjesë e Ligës Arabe dhe kjo ka bërë që ambasadorët të bojkotojnë takimin, madje ta quajnë provokim.

Ministria e Jashtme deklaroi se ky ishte thjesht një gabim teknik.

Takimi u zhvillua në një fazë tjetër pa praninë e ambasadorit të Izraelit, vetëm me përfaqësuesit e Ligës Arabe.

/S.L. portali DurresLajm/