22 gusht 2015 –  Dhe pse ka mbërritur qysh më 19 shtator 2015, ora 20:40, anija e transportit “Ibla” me flamur të Belizes, të martën më 22 shtator 2015, qëndronte në radë në pritje për të ngarkuar në tonazhin maksimal, 4 800 tonë, çimento eksporti në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit. Nuk është hera e parë që anije presin në radë ngarkesën e çimentos për eksport. Ibla, me armator dhe menaxhger shtetas libanez, më datën 26 gusht 2015 ora 16:06 është nisur nga porti libanez i Misuratës, pastaj nga porti tunizian i Sifaks-it më 9 shtator 2015, ora 4 e mëngjesit (koha lokale) dhe ka mbërritur në Durrës më 19 shtator 2015, ora 20:32, sipas AIS-it (sistemi i identifikimit automatik).Është një nga anijet e huaja të transportit, që është përpunuar disa herë në portin e Durrësit.

Info:

Tonazhi 4 800 tonë; gjatësi × gjerësi: 92 m × 16 m; ndërtuar në vitin 1985 në kantierin “Bodewes”, Hoogezand, Holandë; flamuri: Belize; menaxher: “B&B Shipping”, Tripoli, Liban; pronar: “Virtu Marine” – Tripoli, Liban. Deri në vitin 2005 mbante emrin “Lee Frances”, deri në vitin 2011 emrin “Virtus”.

Foto: Edi Gjata.

/th. m. portali DurresLajm/