22shtator 2015 – Punëtori nga Kruja digjet i gjallë në furrën e gëlqeres. Tragjedia ndodhi pasditen e sotme, në një punishte në Krujë, ku punonte Bilbil Zenel, 38 vjeç.

Ai po mbushte me gurë furrën, por ka rënë vetë brenda, duke humbur jetën. Trupin e djegur e kanë nxjerrë më vonë kolegët e tij dhe forcat zjarrfikëse.

Policia dhe Inspektoriati i Punës kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Mësohet se është shpallur në kërkim pronari për moszbatim të kushteve teknike.

/portali DurresLajm/