22 shtator 2015 – Të gjithë u habitën tri muaj më parë kur panë se spikeret e televizionit më të ri në Shqipëri, “Zjarr”, prezantonin lajmet me xhaketën e zbërthyer nga fillimi në fund.

Portalet online nisën të shkruanin për dy spikeret protagoniste, Enki Bracaj dhe Eljona Pitarka dhe mbi mënyrën e tyre të paparë që ato kishin zgjedhur të hynin në treg.

Por, lajmi tashmë ka marrë dhenë nëpër media të huaja. Një nga gazetat më prestigjioze në botë, “Daily Mail”, sot ka shkruar një artikull për Enkin në faqen e saj online, ku theksohet se ajo e fitoi vendin e punës pasi u tregoi gjoksin shefave të saj.

“Një studente gjeti punë në televizionin shqiptar, pasi tregoi gjinjtë e saj gjatë testeve në ekran.

Shefat e TV-së thanë se ishin impresionuar aq shumë me Enki Bracajn, nga kryeqyteti shqiptar Tirana, sa që i ofruan asaj një rol si folëse e lajmeve.

21-vjeçarja tani prezanton një program ndërkombëtar lajmesh”, shkruan gazetari Julian Robinson.

Më tej, shkruhet se Bracaj e cila ka studiuar marrëdhënie me publikun në një universitet në Shqipëri, thotë se thjesht ka gjetur një mënyrë për të ecur përpara në industrinë konkurruese.

“Nuk është e lehtë të hysh në botën e televizionit”, thotë Enki.

(Fotot dhe video e mëposhtme janë ato që ka publikuar “Daily Mail” në shkrimin e saj)

/S.L. portali DurresLajm/