22 shtator 2015 – Nis procedimi penal në gjendje të lirë për një durrsak, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në Itali.

Pirro Spiri, 42 vjeç, në kohë dhe periudha të ndryshme ka kryer transaksione të larta dhe të dyshimta me vlera që shkojnë disa mijëra euro, njoftojnë burime të policisë.

Dyshimet mbi këto transferta çuan specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Durrësit, që të nisin hetimet dhe procedimin penal ndaj 42-vjeçarit.

Por, Spiri nuk ndodhet në qytetin e tij të Durrësit, ai është i burgosur në Itali për një tjetër akuzë, atë të shkeljes së ligjit mbi “Drogat-heroinë”. Me një vendim të datës 30.07.2013, Gjykata e Frosinones e ka dënuar Spirin me 14 vjet heqje lirie.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit vijon hetimet nga ana e saj për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale”.

/S.L. portali DurresLajm/