21shtator 2015 – Protesta e ish-të pëndjekurve për të hequr bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme ka sjellë pasoja politike. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, doli sot në mbrëmje në një konferencë urgjente, ku deklaroi se policia ka rrethuar selinë e PD-së.

“Me një akt të pashembullt, Edi Rama ka urdhëruar policinë që të rrethojë selinë e Partisë Demokratike, pas protestës sot pasdite të një grupi të të përndjekurve dhe një grupi mbështetësish të opozitës e qytetarësh, kundër simbolit komunist që po ndërtohet në hyrje të Ministrisë së Brendshme”, tha Basha.

Ai kërcënoi Ramën se i ka bërë shumë keq llogaritë, duke e akuzuar si të korruptuar dhe të inkriminuar.

/portali DurresLajm/