21 shtator 2015 – Një 17-vjeçare nga Sukthi i Durrësit është vetëhelmuar për shkaqe të panjohura.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 17-vjeçarja me iniciale M.M., ditën e diel më 20 shtator, ka shkuar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të helmuar, pasi kishte pirë sasi të mëdha ilaçesh të ndryshme. Për të marrë mjekimin e duhur dhe më të specializuar, ajo është transportuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan adoleshenten të ndërmerrte një akt të tillë vetëflijimi.

/S.L. portali DurresLajm/